Categories: LajmePolitikë

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet online, seancë dëgjimore me Organizatat e Shoqërisë Civile

Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur online siç ishte parashikuar, pasi herën e fundit anëtarët e saj nuk u lejuan të mblidheshin fizikisht për shkak të bllokimin nga deputetët e grupimit Bardhi-Berisha.

Seanca e sot ka qenë e dedikuar për të dëgjuar konkluzionet, shqetësimet dhe rekomandimet e Organizatave të Shoqërisë Civlie të cilat janë pjesë e çështjeve zgjedhore. Në këtë seancë janë diskutuar rekomandimet e ODIHR-it por edhe shqetësime të ngritura nga organizatat jo qeveritare.

Gjatë fjalës së tij bashkëkryetari i PS, Damian Gjiknuri tha se çdo organizatë ka 15 minuta kohë në dispozicion për të bërë rekomandimet e tyre por edhe ngritur pyetje mbi shqetësimet që kanë lidhur me Reformën Zgjedhore.

“Sot flasin organizatat jo qeveritare që kanë qenë gjithmonë pjesë aktive e procesit të zgjedhjeve dhe reformës zgjedhore dhe duan të jenë pjesë e diskutimit. Kemi menduar që afati i limituar për çdo pjesëmarrës të mos i kalojë 15 minuta për të adresuar rekomandimet e ODIHR”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër bashkëkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi ndjesë që kjo mbledhje nuk po zhvillohet fizikisht por online për shkak të bllokimeve që bënë një pjesë të deputetëve të opozitës

“Do ju kërkoja ndjesë për mos zhvillimin për arsye që dihen të kësaj mbledhje të disa ditëve më parë. Do u japim mundësinë optimale që të shprehni të gjithë këndvështrimet tuaj mbi rekomandimet e ODIHR ose çështje të tjera që janë konstatuar nga eksperienca juaj. E mira do të ishte që përveç përshkrimit të asaj që ju mendoni të depozitoni në formë të shkruar edhe materialet që do të prodhoni gjatë kësaj periudhë”, tha Alibeaj.

Më 6 shkurt mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi pasi u bllokua sërish nga deputetët e Rithemelimit, të cilët kanë hyrë në sallë duke zënë karriget dhe mos lejuar bashkëkryetarin e komisionit Damian Gjiknuri që të hyjë brenda. Ndërsa bashkëkryetari dhe anëtarët e PD nuk u shfaqën fare në sallën ku do mblidhej komisioni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.