Komisioni i Zgjedhores mblidhet online, Gjiknuri-Alibeaj: Të gjithë faktorët politik janë të përfaqësuar

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë online, pasi për dy herë radhazi nuk u lejua nga deputetët e grupit Berisha-Bardhi të mblidheshin fizikisht.

I pari që mori fjalën ishte bashkëkryetari i PS, Damian Gjiknuri, i cili i bëri thirrje deputetëve që të lejojnë zhvillimin fizik të mbledhjes ose procesi do të vijojë online.

“Siç u njoftuam më parë kjo mbledhje po zhvillohet online për arsye që dihen dhe së bashku me bashkëkryetarin Alibeaj për ta çuar këtë punë përpara në pamundësi për mbledhje fizike ju keni qenë dëshmitarë si jemi penguar për zhvillimin normal të mbledhjes. Ky komision duhet të ishte me prezencë fizike por fatkeqësisht një pjesë e opozitës e ka bërë të pamundur këtë gjë. Ky komision është I natyrës gjithëpërfshirëse pasi të gjithë faktorët politik janë të përfaqësuar në këtë komision dhe kanë ekspertët për të dhënë propozimet pavarësisht nga vijën këto. E rëndësishme është të fillojmë diskutimin dhe nuk mund të paragjykojmë punën pa nisur ende. I them kolegeve të na mundësojnë zhvillimin e mbledhje fizikisht ose të marrim pjesë online nëse e kanë të pamundur dhe duan të ndjekin kursin e bllokimit të punës. Duhet të fillojmë një konsultë të gjerë lidhur me propozimet dhe të jenë pjesë e këtij diskutimi për nxjerrjen enjë produkti sa më të mirë dhe për të përmirësuar Kodin Zgjedhor. Jemi në kohën e duhur dhe me intensitet mund ta mbyllim deri në mars”, tha Gjiknuri

Edhe bashkëkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj tha se të gjitha rrymat brenda PD janë të përfaqësuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Autoriteti i të cilit ka detyrimin ligjor është  Kryetarja e Kuvendit, e cila për arsyet e veta jo dashamirëse ka lejuar ose toleruar pengimin e rregullt të veprimtarisë së këtij komisioni. Thirrja ime i adresohet Nikollës që të garantojë zhvillimin normal dhe efektiv të këtij komisioni dhe jo vetëm. PD i qëndron qëndrimit sipas rregullores që mbledhjet e komisionit duhet të zhvillohen në mënyrë fizike. Ky është një komision i kërkuar nga PD 2 vite më parë dhe sipas traditës më të mirë që reforma Zgjedhore të gëzojë legjitimitet të plotë, të përfaqësuar janë të gjitha partitë politike. Është e përfaqësuar edhe PD me të gjitha rrymat brenda saj. Kjo reformë duhet të gëzojë legjitimitetin publik dhe të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe vendimet e Gjykatës kushtetuese që e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen e Parlamentit për të mbushur vakumin ligjor”, Alibeaj.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.