Komisioni për Antikorrupsionin, Tabaku: Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit s’kanë nevojë për propagandë
Ndërsa mazhoranca ka mbledhur Komisionin Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X.
Kryetarja e KKIE dhe Komisionit të Çështjeve Europiane ka shkruar se ky komision është një dublim i Këshillit Kombëtar të Integrimit pasi jo vetëm ka përvetësuar gjithë stafin e KKIE por edhe funksionet dhe fuqinë e këtij Këshilli. Por, sipas saj, problemi real i këtij komisioni është se ai kërkon të vendosë nën tutelë ekspertët e institucioneve të pavarura.
Reagimi i Tabakut vjen pasi faktori ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë që të gjejë gjuhën e një dialogu me opozitën në lidhje me komisionin.
Procesi i integrimit dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë nevojë as për propagandë dhe as për fjalë të mëdha. Por për angazhim që fatkeqësisjt ka munguar e që mund të ishin bërë çdo ditë për 11 vite dhe duhen bërë çdo ditë që kalon. Shkruan Tabaku në postimin e saj ndërkohë që ngre dhe shqetësimet që një ditë më parë u ngritën dhe nga shoqëria civile.
”Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës me institucione që janë e duhet të jenë të pavarura, nën varësinë e këtij komisioni, që është më shumë një partiak, cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura”, përfundon Tabaku.