Komisioni për Çështjet Europiane, Hasani: Buxheti për 2025, 3.8 mld lekë. Hapim 4 ambasada të reja

Ministri i Jashtëm Igli Hasani e ka konsideruar buxhetin për 2025 për institucionin që drejton, një buxhet historik dhe ambicioz, që do i shërbejë forcimit dhe avancimit të politikave të jashtme të vendit në arenën ndërkombëtare.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet Europiane, Hasani tha se për 2025 buxheti arrin në 3.8 miliardë lekë, ku do të përfshihen investimet në shërbimin konsullor online, hapjen e ambasadave të reja në botë dhe në avancimin e marrëdhënieve me BE-në.

“Në funksion të një diplomacie sa më aktive, gjatë këtij viti është rritur prania jonë në rajon dhe në botë duke përfshirë ambasadat tona në Kiev dhe Baku dhe konsullatat e hapura në Strugë dhe Ulqin, që janë hapa të rëndësishëm për të mbështetur qytetarët tonë dhe avancuar interesat e vendit në arenën globale. Për 2025, kemi një buxhet ambicioz për politikat dhe strategjitë tona, ku arrin në 3.8 miliardë lekë, më i madhi në historinë e shërbimit të jashtëm. Ky buxhet do të mbështesë avancimin marrëdhënieve me BE dhe të forcojmë diplomacinë ekonominë. Investimet përfshijnë projekte inovative si shërbimin konsullor online që do përmirësojnë shërbimet për qytetarët jashtë vendit, mbështetja për diasporën për të forcuar lidhjet kulturore dhe ekonomike. Objektivat për 2025 është avancimi i integrimit, pjesëmarrje aktive në nisma rajonale, ruajtjen e  profilit të Shqipërisë dhe angazhimi në organizata ndërkombëtare, thellimin e marrëdhenieve me SHBA,BE dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet fqinjë si Itali, Greqi e Turqi për të forcuar sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Mbështetja e Kosovës dhe faktorit shqiptar duke kontribuar me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë”, tha Hasani.

Ministri u shpreh se për 2025 do të hapen edhe 4 ambasada të reja, konkretisht në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Sipas ministrit Hasani, kjo po bëhet në kuadër të forcimit të rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe në avancimin me integrimin në BE.

Lidhur me synimin për integrimin e vendit brenda 2030, Hasani u shpreh se vitin e ardhshëm do të hapen edhe negociatat për 2 grupkapitujt e tjerë.

“Do hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia dhe konsullata në disa destinacione strategjike. Duke forcuar rolin e Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Kemi synim arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm. Të ndërtojmë imazh të fortë dhe të besueshëm për Shqipërinë dhe ne jemi të angazhuar. Kemi plan të qartë që Shqipëria të realizojë aspiratat europiane, ky është një rrugëtim i gjatë por jemi të bindur se do e realizojmë deri në vitin 2030. Ky proces kërkon bashkëpunim nga ne, i institucione dhe individë dhe të gjithë së bashku të sigurojmë integrimin në BE”, tha Hasani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.