Komisioni për Europën i UNWTO, Kumbaro: Shqipëria po transformohet falë turizmit

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në fjalën e saj në hapje të takimit të 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit u shpreh se Shqipëria po përjeton kohën e transformimit falë turizmit.
Kumbaro theksoi se po shkruhet një kapitull i ri në Organizatën Botërore të Turizmit, ndërsa paraqiti shifrat e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë 2023-shit dhe në tremujorin e parë të 2024-ës.
Kumbaro theksoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut.
“Në vitin e ardhshëm kryeqyteti mesdhetar i kuturës dhe dialogut. S’mund të gjenit vend më të mirë për të zhvilluar këtë mbledhje. Sot Shqipëria është një surprizë e bukur dhe simbol se edhe vendet si njerëzit mund të rishpikin vetveten. Vend që po ngjall kureshtjen e të gjithëve.
arritëm një objektiv të rëndësishëm 10.1 milionë turistë të huaj më 2023. Rast që tregon se vendi i vogël ja del kur punët bëhen me dashuri të madhe. Do na gjesh në krye të listës sepse për 3 muaj Shqipëria ka pritur 1.7 milionë vizitorë të huaj.
Shqipëria po përjeton kohën e transformimit falë turizmit.
Shqipëria e ka më të lehtë të zbulojë bukuritë. Po shkruajmë një kapitull të ri me OBT”, tha Kumbaro.