Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, kryetari Ervin Salianji parashtroi një sërë pyetjesh para ekspertëve, ndërsa deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë kthyer asnjë përgjigje për pyetjet e shtruara nga Komisioni.
“Sot është dita kur siç është dakordësuar të prezantohet plani i hetimit, jo strategji për planin e hetimit.
Kam dy drafte të propozuara dhe një thuajse të dakordësuar mes jush.
A duhet të thirren për të dhënë dëshmi çdo person i cili ka informacion apo nga informacionet dhe dokumentet zyrtare që ka administruar ky komision, rezultojnë të përfshirë në ndërhyrjen e supozuar në të dhënat e TIMS-it?
Jashtë juridiksionit është kryeministri që nuk kthen përgjigje që të tregoj se në raport me ligjin është i barabartë me gjithë të tjerët.
Prokuroria e Tiranës nuk kthen ende përgjigje një komisioni hetimor për pyetje të drejtuara nga komisioni”, tha Salianji.
Ndërsa nënkryetari Toni Gogu në fjalën e tij, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. Gogu theksoi se Komisioni duhet t’i kthehet normalitetit.
“Ligji është shumë i qartë. Ligji flet që këtë moment të përgatitjes së draftit të hetimit e drejtojnë ekspertët.
Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.