Categories: LajmePolitikë

Komisioni për Zgjedhoren/ Mazhoranca kundër kërkesës së Bardhit. Demokrati: Po mbani peng reformën

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e demokratit Gazment Bardhi për përfshirjen në rendin e ditës së sotme për ndryshimin e anëtarëve të komisionit për reformën zgjedhore.

Me 55 vota kundër dhe 43 pro, kërkesa e Bardhit është rrëzuar, ndërsa Kuvendi do të shprehet sot me votë për shtyrjen e afatit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Por ky vendim i mazhorancës u kundërshtua nga deputeti Bardhi, i cili e konsideroi si mbajtje peng të reformës zgjedhore.

Në nisje të diskutimeve, Kreu i grupit parlamentar socialist të PS, Bledi Çuçi propozoi fillimisht votimin për shtyrjen e afatit të Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore dhe pas një jave të vijohej me kërkesën e Bardhit.

Ka nevojë imediate të fillojë nga puna komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Kemi detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga GJK për elementë të rëndësishëm të Kodit Zgjedhor. Është komisioni nga më të rëndësishmit, dhe shpresoj që dhe kolegët e opozitës të kenë durimin të ulen pa paragjykime që të bëjmë më të mirën.

Pa diskutim z. Bardhi që s’jemi ne që zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në një komision. Asnjë vendim, qëndrim, retorikë nga deputetët e PS nuk ka adresuar këtë gjë.

Nga pikëpamja procedurale në lidhje me kërkesën, sot ne të miratojmë këtë vendim për shtyrjen e afatit të komisionit, sepse përfundon të shtunën, dhe do jetë më e pastër dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse dhe ne mund të kemi nevojë të bëjmë ndryshime. I bashkojmë dhe marrim vendim.

Ta lëmë seancën tjetër ndryshimin e emrave të anëtarëve në komision. Nëse nuk bien dakord, ta hedhim me votim sot dhe kërkesën e tyre”, tha Çuçi.

Ndërsa deputeti Bardhi ka propozuar që ndryshimi i përbërjes të votohet sot, pas votimit të shtyrjes së afatit të Komisionit. Sipas tij, Komisioni duhet të nisë nga puna që ditën e nesërme.

Për 1 vit e gjysmë nuk e çuam dot para komisionin dhe vendosët shtyrjen me 6 muaj, sot miratojmë ndryshimet e anëtarëve. Ne jemi dakord të ndryshoni kë ju të çmoni brenda komisionit të reformës. Por ne e kemi jo funksional përbërjen në komision. Të miratohet sot së bashku me zgjatjen e afatit”, tha Bardhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

7 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

7 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

7 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

8 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

8 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

8 hours ago

This website uses cookies.