Categories: LajmePolitikë

Komisioni “TIMS”, s’paraqitet drejtoresha e SHISH. Salianji: Nëse s’vjen do njoftohet policia. Dëshmitë zbuluan gjëra të llahtarshme

Mungesa e Drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni në komisionin hetimor TIMS për të dëshmuar me dyer të mbyllura ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Hyseni kishte dërguar një letër që nuk mund të vinte të dëshmonte pasi ndodhej në një aktivitete jashtë vendit, mungesë që nuk është pritur mirë nga kreu i komisionit Ervin Salianji, i cili tha se nëse nuk paraqitet do të lajmërohet policia.

Megjithatë anëtari i mazhorancës Xhemal Qefalia tha nuk duhet aluduar pasi drejtoresha e SHISH nuk ka thënë që nuk do të vijë të dëshmojë.

Gjithashtu Salianji ka folur edhe për dëshmitë e dhëna me dyer të mbyllura, ku tha se “ka dëgjuar gjëra llahtar që nuk mund të imagjinohen në institucionet e sigurisë kombëtare”.

Debatet në komisionin e “TIMS”

Ervin Salianji: Ishte lajmëruar në orën 11.00 për të dhënë dëshminë e saj kreu i SHISH, por ka sjellë një shkresë ku thotë se përfaqëson institucionin në një aktivitete jashtë vendit. Do përdoren ligi dhe ne rast të mosparaqitjes pa arsyer do lajmërojmë policinë se ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd, por të vij të japi dëshminë siç e parashikon ligji. Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë”. Procesi i dëshmive të mbyllura pasi të zbardhen do të shikoni që janë llahtar, ne do ta zbardhim këtë çështje, janë llahtar ata që janë thënë në dëshmitë e dyerve të mbyllura dhe të paimagjinueshme për institucionet të rëndësishme të sigurisë kombëtare.

Xhemal Qefalia: Ajo nuk ka thënë nuk do të vij, nuk keni pse të merreni me aludime dhe të merreni me fjalë të tilla jo Beograd, jo Sofje, ajo është drejtuese  institucionit, në vijim do të caktojmë edhe kohën e nevojshme për të vijuar me pyetjen e drejtueses së Shërbimit Informativ.

Ervin Salianji: Jo të gjitha sistemet e policisë së shtetit u rikthyen, këto sisteme nuk janë monitoruar dhe kryer back up asnjëherë as sipas standardeve kombëtare dhe as ndërkombëtare pasi ekipi i drejtorisë ishte e paaftë minimumi të kryente këtë proces. Ka bërë veprime okulte që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë fshehur sulme kibernetike dhe rrjedhjen e të dhënave, kanë favorizuar persona të paautorizuar duke i manipuluar ato procese.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

14 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

15 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

15 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

15 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

15 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

15 hours ago

This website uses cookies.