President i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC) Oliver Ropke në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ekonomik e Social Europian ka deklaruar se zgjerimi në BE ka arritur në një moment kyç. Sipas tij, vendet kandidatë dhe të Ballkanit Perëndimor nuk duhen lënë më në sallën e pritjes.
Ropke theksoi se ndonëse anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të jetë i bazuar në meritat e secilit vend, shumë gjëra, shtoi ai, mund të bëhet më përpara.
“Është një nismë e shënjuar që nisim sot qysh prej par 10 muajsh kur mora presidencën. Donim të bëheshim një prej institucioneve` të para të BE-së që përfshinim vendet kandidate në punën tonë.
Është një shenjë e madhe që shenjojmë sot këtë proces.
Zgjerimi ka arritur një moment kyç. Ne në nismat tona kemi përfshirë gjithë vendet kandidate dhe Blalkanit Perëndimor. Personalisht jam i mendimit që s’mund t’i lëmë më gjatë në sallën e pritjes. Na duhet të angazhohemi për të dëshmuar se edhe pse anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, mendoj se shumë gjëra mund ti bëjmë më përpara dhe të integrojmë vendet kandidatë në punë tonë për të fuqizuar shoqërinë civile. Ky projekt do të nisë. Presim me padurim të punojmë me ju. Jam i bindur që ju mund të sillni nisma e pikëpamje të reja. Nuk është drejtim njëkahësh., Të dyja krahët mund të punojnë për njëra-tjetrën.
Dua të ndaj me ju që përgjigja ndaj thirrjes sonë për vendet në zgjerim ishte mbresëlënëse, 600 aplikime me shumë. Janë 131 anëtarë nga vendet kandidate. Tregon sa e gjallë shoqëria civile në këto vende.
Pres me padurim të caktojmë një standard të ri përsa i përket integrimit gradual”, tha Ropke.
Të pranishëm në konferencën e përbashkët ishte dhe Kryeministri i Malit të Zi, Kryeministri Edi Rama dhe zv.presidentja e deleguar e Komisionit Europian të Vlerave & Transparencës Vera Jourova.
Toto Volf i Mercedesit e kërkonte prej kohësh, por në të ardhmen e Maks Verstapen…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datën e zhvillimit të takimeve të dyta gjysmëfinale…
Dështon për të dytën herë seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkak është bërë…
Klinti Qato, mesfusori i kuqebluve që po spikat në formacionin e Vllaznisë, është optimist për…
“Të shpëtosh një jetë… e ke në gjak”, kështu u emërtua dita sensibilizuese për dhurimin…
Prej më shumë se një viti e gjysmë, ky katërputrak është bërë pjesë e pandashme…
This website uses cookies.