Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik, Kumbaro: Javën e parë të nëntorit hapen aplikimet për stacionet e plazheve
Është mbledhur këtë të hënë (30 tetor) Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik për të vënë piketat për sezonin turistik 2024. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka bërë me dije se duke nisur nga java e parë e muajit nëntor, do hapen aplikimet për stacionet e menaxhuara të plazheve.
Bashkitë do japin ato parcela që janë të disponueshme dhe nëse gjykojnë se mund të jepen për menaxhim.
Miratimi i stacioneve të plazhit për vitin 2024, ka qenë një prej detyrave kryesore të këtij takimi. Kumbaro deklaroi se komiteti do i hapë rrugë përgatitjes dixhitale dhe hedhjes në sistemin e aplikimit online të stacioneve të plazhit që janë të destinuara për t’u marrë në menaxhim nga subjekti privat.
“Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, e cila i prin një pune të filluar qysh në fund të gushtit për të vënë piketat drejt një udhe të mbarë për sezonin turistik 2024 duke nisur me aplikimet për stacionet e menaxhuara të plazheve brenda muajit nëntor e deri tek menaxhimi i pastërtisë dhe estetik i çdo cepi të territorit
“Miratimi i stacioneve të plazhit për vitin që vjen, detyra e fokusi jonë.
Punën e krijuam që në fund të gushtit, kemi marrë kontakt që në javën e parë të shtatorit me të gjitha bashkitë bregdetare. Nuk ka qenë e lehtë sepse në një pjesë të madhe të këtyre bashkive kemi kryetarë të rinj, pasi nuk e kishin kaq të lehtë., nxorën dhe ata mësime si të menaxhonin hapësirat publike. Nga 1 shtatori deri dje kemi mbërritur në përpunimin e hartave të p0lazheve të miratuara të caktuara nga bashkitë. Stacionet e plazheve, hartat i konceptojnë bashkitë. Ne mbështesim koordinimin që të mos ketë përplasje. Duam që bashkë në këtë komitet t’i hapim rrugë përgatitjes dixhitale dhe hedhjes në sistemin e aplikimit onlinne të stacioneve të plazhit që janë të destinuara për t’u marrë në menaxhim nga subjekti privat.
Pas zbardhjes së vendimit të Komitetit të menaxhimit, brenda javës që vjen do bëhen gati në bashkëpunim me AKSHI-n hartat, do përgatitet platforma e aplikimit dhe brenda javës së parë të nëntorit do hapet aplikimi për publikun me të gjitha kategoritë, me plazhet publike që do menaxhohen nga bashkitë, me ato plazhe që janë të akorduara me vendime të KM për investotirët strategjikë dhe me plazhet do kemi një ngjyrë të dedikuar, të verdhë që do jenë për menaxhim që do jepen këtë vit.
Numri i parcelave që do akordohen ose vendosen nga bashkitë për t’u dhënë në menaxhim është më i madh se numri i aplikimeve.
Bashkitë japin ato parcela që janë të disponueshme dhe gjykon se jepen për menaxhim”, tha Kumbaro.