Categories: LajmeEkonomi

Komiteti i Përbashkët Shqipëri -Azerbajxhan, Balluku: Vazhdojmë konkretizimin e projekteve

Është mbledhur këtë të hënë (10 qershor) në Baku, Komiteti i Përbashkët mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.   

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një dalje për mediat, pas mbledhjes, teksa vlerësoi marrëdhënien e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit u shpreh optimiste për realizimin e të gjitha projekteve dhe planeve për të ardhmen mes dy vendeve.

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, por për shkak edhe të një bashkëpunimi të ngushtë edhe të një miqësie që Presidenti Aliyev dhe Kryeministri Rama kanë, duhet thënë që ne kemi hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet diplomatike midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. Krijimi i këtij Komiteti i cili ka nisur si një grup pune një vit më parë na bën besimplotë që të gjitha projektet dhe të gjitha planet që ne kemi për të ardhmen do të realizohen. 

Balluku theksoi se ky Komitet synon konkretizimin e projekteve ne fusha interesi të përbashkëta siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia

“Kemi diskutuar sot në detaj për çka duhet të bëjmë në të ardhmen dhe kemi gjetur fusha interesi të përbashkëta ashtu siç është energjia, ekonomia, bujqësia, kultura, arsimi, shëndetësia dhe fusha të tjera të cilat kanë të bëjnë me inovacionin dhe dixhitalizimin. Është e rëndësishme të thuhet që dy vende miq, si Azerbajxhani dhe si Shqipëria, të cilët kanë një histori të njëjtë, kanë besim të njëjtë tek një pjesë të popullsisë, por nga ana tjetër janë vende të cilat kanë ardhur deri më sot, po jetojnë padyshim një fazë të mirë ekonomike, si Azerbajxhani ashtu dhe Shqipëria apo dhe stabilitet politik, për shkak të të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave që dy popujt kanë bërë, kështu që askush nuk mund të kuptohet më mirë sesa dy vendet tona, kështu që partneriteti do të ishte shumë natyral dhe nga ana tjetër do të ishte dhe i suksesshëm” tha Balluku ndërsa theksoi se “angazhimet që kemi ndërmarrë sot, të gjithë ministrat e kabinetit shqiptar që kanë qenë në tryezë apo dhe të gjithë përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit, do të jenë prioritete për axhendat qeveritare të të dyja vendeve dhe ne shpresojmë që në muajt në vazhdim të kemi konkretizim të projekteve për të cilat jemi angazhuar sot. Nga ana tjetër shpresojmë shumë, së bashku duke qenë se jemi dy ministrat që udhëheqim këtë Komision, që vitin tjetër kur të ulemi në tryezë mos të flasim më thjesht për plane, por të flasim për rezultate dhe për arritje konkrete”.

Në mbledhjen e Komitetit ndërshtetëror Azerbajxhan – Shqipëri ishin të pranishëm ministrat nga të dy kabinetet qeveritare. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

7 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

7 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

7 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

7 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

7 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

7 hours ago

This website uses cookies.