Kompania amerikane bën ulje historike në Hënë

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në sipërfaqen hënore për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi një anije kozmike e ndërtuar privatisht e quajtur Odysseus ka zbarkuar në Hënë.

Intuitive Machines me robotin e saj Odysseus përfundoi zbritjen 73-minutëshe nga orbita me një ulje pranë polit jugor të Hënës.

Mes festimeve të asaj që NASA e përshëndeti si “një hap gjigant përpara”, nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të statusit ose gjendjes së zbarkuesit, përveçse kishte arritur në vendin e planifikuar të uljes në kraterin Malapert A.

Por më vonë Intuitive Machines, kompania me bazë në Teksas që ndërtoi anijen e parë komerciale për t’u ulur në Hënë, tha se anija kishte filluar të dërgonte të dhëna.

Sipas deklaratës së bërë nga menaxherët e Odysseus në rrjetin social X, “po punohet për të zvogëluar imazhet e para nga sipërfaqja hënore”.

Ishte hera e parë që ndonjë anije kozmike e ndërtuar nga SHBA u ul në Hënë që nga vizita më e fundit e ekuipazhit të NASA-s, misioni Apollo 17 në dhjetor 1972 dhe vizita e parë me automjet komercial pas dështimit të muajit të kaluar të Peregrine One.

“Sot, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, SHBA është kthyer në Hënë. Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani tregtare, një kompani amerikane, nisi dhe udhëhoqi udhëtimin atje lart”, tha Bill Nelson, administratori i NASA-s.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.