Kompensimet dhe trajtimet financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor
Mjekët që do të ndjekin specializimin në drejtimet “mjek familjeje” dhe “mjek urgjence” do të paguhen respektivisht përgjatë 4 viteve të studimit të tyre, në masën 80 % dhe 100 % të pagës bruto mujore të mjekut të të njëjtit specialitet.
Mjekët e sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, të cilët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktual me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor, larg vendbanimit të tyre, për një periudhë 3-vjeçare, përfitojnë një kompensim për kosto jetese, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, sipas specifikimeve që miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, bazuar në shtrirjen territoriale të shërbimit spitalor.
Këshilli i Ministrave miratoi një ditë më parë vendimin për strukturën e pagave, niveleve të pagave e shtesave mbi pagë, kompensimeve dhe trajtimeve të tjera financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor.
Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për mjekët neonatë masa e shtesës për natyrë të veçantë pune, është në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, të reanimacionit dhe hemodinamikës, si dhe në njësinë e aksidenteve cerebrale është në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Për mjekët, të cilët në zbatim të sistemit të referimit, dërgohen për konsulta dhe/apo për ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera, përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në pagë, kur janë pjesë e strukturave shëndetësore universitare/terciare, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në ditë; kur janë pjesë e strukturave shëndetësore të qendrave spitalore rajonale/spitaleve rajonale, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në ditë.
Për mjekët, të cilët, referuar statutit të qendrës shëndetësore, miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, caktohen drejtues të qendrave shëndetësore: në qendrat shëndetësore nr.1 deri në nr.10, në bashkinë Tiranë, si dhe në qendrat shëndetësore të specialiteteve nr.1 deri në nr.3, në bashkinë Tiranë, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj; në qendrat shëndetësore në njësitë e tjera administrative, me vendndodhje në zonat urbane, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj; në qendrat shëndetësore në njësitë e tjera administrative, me vendndodhje në zonat rurale, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj.
Për mjekët që mbulojnë mjekësinë familjare në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor, në njësitë administrative në zonat rurale, të bashkive: Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj; Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.
Për mjekët që punojnë në insitucionet shëndetësore me shtretër: Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj dhe Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në muaj.
Mjekët për kryerjen e shërbimit të rojës, të gatishmërisë dhe urgjencës përfitojnë një shtesë për çdo shërbim rojë.
Mjekët dhe punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore të institucioneve të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe mjekët, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e shërbimit të rojës, të gatishmërisë dhe urgjencës përfitojnë një shtesë, si më poshtë vijon:
Për mjekët:
a) për çdo shërbim rojë, 24 orë pa ndërprerje, masa e shtesës përcaktohet sipas institucioneve, si më poshtë vijon:
Në qendrat spitalore universitare
mjek rojë i parë; mjek rojë i dytë
për ditët e zakonshme 6 000 lekë 5 600 lekë
për ditët e shtuna 7 000 lekë 6 400 lekë
për ditët e diela e festat 8 000 lekë 7 600 lekë
Në institucionet e tjera
mjek rojë i parë; mjek rojë i dytë
për ditët e zakonshme 5 600 lekë 5 200 lekë
për ditët e shtuna 6 000 lekë 5 600 lekë
për ditët e diela dhe festat 7 000 lekë 6 600 lekë
b) për shërbimin e urgjencës së spitalit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, masa e shtesës përcaktohet, si më poshtë vijon:
Në ditët e zakonshme; në ditët e shtuna; në ditët e diela dhe të festave zyrtare
për sistemin 24 orë 2 300 lekë 2 400 lekë 2 700 lekë
për sistemin 16 orë 2 000 lekë 2 300 lekë 2 400 lekë
për sistemin 12 orë 1 800 lekë 2 000 lekë 2 300 lekë
c) për raste të tjera të veçanta, kur mjeku i rojës e sheh të domosdoshme thirrjen e mjekëve për veprime diagnostikuese apo mjekuese, masa e shtesës për vlerën orare të punës për çdo rast dhe numri i orëve shtesë është sipas përcaktimeve në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.
Për raste të tjera të veçanta, kur mjeku i rojës e sheh të domosdoshme thirrjen e mjekëve për veprime diagnostikuese apo mjekuese, masa e shtesës për vlerën orare të punës për çdo rast dhe numri i orëve shtesë është sipas përcaktimeve në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.
Këta punonjës nuk përfitojnë kompensimin për largësi nga vendbanimi, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.