Kompiuteri simulon 10.000 herë Euro 2024, Portugalia kampione, Shqipëria e parafundit

Xhejms Lourens Allkot ka luajtur “Gjermani 2024” plot 10.000 herë në një kompiuter dhe rezultati ka qenë pozitiv për Portugalinë dhe shumë negativ për Shqipërinë.

Në bazë të materialit të bërë publik nga youtuberi i njohur Xhejms Lourens Allkot rezulton se Portugalia ka 14.74% shanseve që të shpallet kampione e Europës. Në vendin e dytë me 11.48% të shanseve për të fituar trofeun renditet Anglia e Herri Kejn ndërsa Franca e Kilian Mbape ka 10.99% të shanseve për të fituar takimin final në Berlin.

Sa i përket Shqipërisë simulimi i bërë nga youtuberi në kompiuter nuk është fort inkurajues për të besuarit e Silvinjos. Kuqezinjtë renditen të parafundit mes 24 skuadrave për shanset e pakëta që kanë për të fituar trofeun.

Kuqezinjtë kanë vetëm 0.13% të shanseve për të mbërritur në finale dhe për ta fituar atë. Shanset për t’i mbijetuar Grupit B, i cili konsiderohet si “grupi ferrit”, për Shqipërinë janë 26.42%. Simulimi tregon se shanset për të kaluar në çerekfinale janë edhe më të vogla, 8.16%. Prezenca e kuqezinjve në gjysmëfinale është edhe më e vogël e konvertuar në përqindje (2.38) ndërsa prekja e finales është 0.63%.

Sipas simulimit të kompiuterit përfaqësuesja, e cila ka më pak shanse të bëjë rrugë të gjatë në Gjermani 2024 është Gjeorgjia (0.03%).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.