“Komploti” mbërrin në Lezhë / Ben Blushi prezanton romanin e tij më të fundit

komploti
Politikani, gazetari dhe shkrimtari i njohur Ben Blushi prezantoi në Lezhë librin e tij më të fundit “Komploti”, një roman ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan dhe popullsia shqiptare është pakësuar.Ky botim nis nga një realitet i thjeshtë shqiptar ku është përfshirë dhe Shëngjini thotë autori Ben Blushi.
Teksa folën për romanin “Komploti” të pranishmit në këtë aktivitet vlerësuan maksimalisht veprimtarinë letrare të Ben Blushit.
Prezantimi i librit “Komploti” të Ben Blushit në Lezhë bëri shkrimtar, poetë, autoritete vendore si dhe shumë qytetar.