Komuna e Tuzit festoi karnavalet, morën pjesë artistët shkodranë dhe Banda Frymore
Komuna e Tuzit në Malin e Zi priti festën e bukur të Karnavaleve, pjesë e së cilës ishte edhe Shkodra me disa nga artistët e saj. Banda e qytetit është bërë pjesë e karvanit në qendër të komunës në frymën e një atmosferë të vërtetë festive.
Artistët shkodranë u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Liridon Gjelaj.
Në emër të Bashkisë Shkodër, zëvendëskryetari i saj, Rudin Beka, vlerësoi bashkëpunimin mes dy qyteteve, Tuzit dhe Shkodrës.
Festimi i Karnavaleve në Tuz është një traditë e nisur që në vitin 1996. Në Shkodër, Karnavalet do të mbahen në datat 23-24-25 Shkurt.