Lajme

Komunitetet fetare në vend reagojnë pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

Komunitetet fetare në vend kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke vlerësuar figurën e Atit të Shenjtë.

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta kujton Papa Françeskun si një zë të fuqishëm në të gjithë botën.

Papa Françesku e udhëhoqi Kishën në këto vite nëpërmjet një dëshire të thellë ndryshimi dhe reformash. Ai u bë një zë i fuqishëm në të gjithë botën duke shpallur ungjillin e dashurisë ndaj më të varfërve dhe më të përjashtuarve të shoqërisë. Ai ngriti vazhdimisht zërin kundër luftës, armatimeve dhe shkatërrimit të krijimit. Me fjalë dhe me vepra e udhëhoqi Kishën katolike drejt një trajte më të përulur, më të thjeshtë e më sinodale. Ne i jemi mirënjohës Hyjit që na dha Papa Françeskun në këto vite dhe i lutemi Hyjit që ta pranojë në banesat e amshuara të Mbretërisë së tij.

Si ipeshkvinj falënderojmë të gjithë ata që në këto momente na gjenden pranë në mënyra e forma të ndryshme. U bëjmë thirrje të gjithë komuniteteve Dioqezane, famullitare, rregulltare e çdo besimtari që të luten për Papa Françeskun. Po ashtu, duke filluar nga mbrëmja e ditës sotshme, të organizohen momente lutjeje dhe përshpirtje në të gjitha komunitetet e besimtarëve dhe këmbanat të bien në shenjë zie duke filluar nga momenti i marrjes së kësaj letre. Krishti e pastë në parriz Papa Françeskun e i dhashtë dritën e amshuar!”, shkruan mes të tjerash imzot Gjergj Meta.

Kisha Orthodhokse Autoqefale shpreh ngushëllime ndaj besimtarëve të Kishës Romano-Katolike, teksa vlerësojnë përpjekjet Atit të Shenjtë për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike.

Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfrit dhe të margjinalizuarit. Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”. Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “… do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund” (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi!”, thuhet në mesazh.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u shpreh se sot bota humbi një prinjës të madh shpirtëror dhe një zë të paqe.

Me hidhërim të thellë morëm lajmin e kalimit nga jeta të Papa Françeskut – një prijës i madh shpirtëror dhe zë i paqes, drejtësisë dhe dashurisë. Me shumë vlerësim përkujtoj takimin tonë të fundit më 16 janar 2025 në Vatikan, ku Ai na priti me përzemërsi e dashamirësi, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës. Ngushëllimet më të thella shkojnë për gjithë klerin dhe besimtarët katolikë në mbarë botën. Shpirti i Tij u prehtë në paqe! Amin!”, thuhet në reagimin e Kryegjyshit Botëror Bektashian.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu shkruan se bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.

Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare. Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022. Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.

Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar. Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik. I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!”, deklaron Kreu i Komunitetit Mysliman.

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

9 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

9 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

9 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

9 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

11 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

11 hours ago