Protestat e planifikuara kundër Izraelit që merr pjesë në Festivalin e Këngës së Eurovizionit të këtij viti i kanë shqetësuar anëtarët e komunitetit hebre në qytetin pritës suedez Malmo.
Sipas një përfaqësuesi të komunitetit hebre në Suedi, ata janë të shqetësuar se mund të bëhen objekt i protestave të planifikuar më 9 maj.
Suedia ka premtuar një shfaqje verbuese në 7-11 maj, por ajo do të zhvillohet në mes të demonstratave kundër luftës së Izraelit me Hamasin në Gaza, e cila filloi me sulmin terrorist të Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor.
Komuniteti hebre me rreth 1200 njerëz është i shqetësuar se mund të bëhet objektiv i protestave të mëdha të planifikuara për 9 maj, kur Izraeli do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë dhe përsëri në ditën e finales, 11 maj.
“Ka një ndjenjë shqetësimi dhe tensioni. Nuk mund të them se nuk jam i shqetësuar. Me praninë e Izraelit në Eurovizion, emocionet do të rriten edhe më shumë, dhe ndoshta sinagoga do të jetë një objektiv protestash. Nuk është e paimagjinueshme”, thotë për Reuters Felix Krausz Sjögren, një udhërrëfyes në sinagogën në Malmo.
Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…
Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…
Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…
Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…
Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…
Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…
This website uses cookies.