Komuniteti Rom nuk feston Vitin e Ri / “Përveç komuniteteve fetare, nuk na ka ndihmuar askush tjetër”
Ndërsa qendra e qytetit të Shkodrës shkëlqen nga atmosfera e festave të fundvitit në lagjet periferike, ku banojnë pjesa më e madhe e familjeve të varfëra ndër to familjet e komunitetit Rom, nuk ka zbukurime dhe as drita shumëngjyrëshe.
Në këto ditë festash, përveç organizatave të komuniteteve fetare, në dyert e tyre nuk ka trokitur njeri tjetër. Në këto kushte, festa nuk ka sesi të marrë ngjyrat e saj.
Problemet e tyre janë të shumta, duke filluar nga strehimi i pa përshtatshëm në Baraka, deri tek vaksinimi i fëmijëve. Shumë organizata kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, por problemi kryesor i tyre është dhe mbetet strehimi.