Komunizmi në barcaleta, kjo epokë vjen e trajtuar përmes humorit dhe sarkazmës nga autori Tonin Çekliçi
“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar tashmë se komunizmi ishte një sistem i dështuar. Edhe ata më fanatikët, edhe pse në heshtje, janë të bindur se ishte një eksperiment i shkuar keq, i cili pati pasoja të pallogaritshme për njerëzimin”. Me këto fjalë të parathënies hapet libri “Komunizmi në barcaleta” i autorit shkodran Tonin Çekliçi.
Autori i librit ka bërë një punë të madhe në mbledhjen dhe transkriptimin e një pjese të madhe të barcaletave që qarkullonin gjatë kohës së monizmit.
Libri vjen si një “skaner” i epokës së diktaturës, por jo përmes vuajtjeve dhe dramave.
Tonin Çekliçi, ish-mësues njihet për kontributin e tij të vazhdueshëm përmes botimeve në zhanre të ndryshme, por kryesisht në fushën e humorit dhe satirës.