Koncert e fishekzjarre për Zojën e Shkodrës / Këngëtari Frederik Ndoci dhuroi atmosferë për të pranishmit në shesh
Festa e Zojës së Shkodrës mblodhi qindra qytetarë në sheshin pranë katedralës “Shën Shtjefni” teksa fishekzjarret e hedhura nga kompanjeli i kishës dhuruan spektakël ngjyrash mbi qiellin e natës për të gjithë të pranishmit në shesh.
Në këtë mbrëmje famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj përshëndeti të gjithë të pranishmit në shesh.
Nuk munguan në këtë natë interpretimet poetike kushtuar pajtores së qytetit.
Festa vijoi me koncertin muzikor në të cilin ishte i ftuar këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci që për dy orë me radhë këndoi disa prej këngëve më të bukura shkodrane si dhe ato të repertorit të tij.
Festa e Zojës së Shkodrës kremtohet me mesha, lutje të ndryshme, proçesione si dhe nisma të tjera fetare dhe kulturore.