Koncert festiv për Pavarësinë / Artistët e rinj të “Illyricum” përcollën atmosferë me këngët shkodrane
“Koncert festiv për pavarësinë” ishte përshëndetja e ngrohtë e artistëve të rinj të qytetit, anëtarë të shoqërisë “Illyricum” me disa nga këngët më të bukura shkodrane për festat e nëntorit me pjesëmarrjen e instrumentistit nga Tirana Mateos Gjipi. Aktiviteti i organizuar në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” erdhi falë mbështetjes së Famullisë “Zoja e Shkodrës”.
Aktivitete të tilla kanë për synim jo vetëm argëtimin e spektatorëve, por edhe krijimin e hapësirave për talentet e reja.
Koncerti u mirëprit nga të pranishmit, të cilët shoqëruan këngët e bukura me duartrokitjet e tyre.