Koncert i Orkestrës së RTSH-së/ Ngjitet në skenë kompozimi “Retrospektivë” i Kris Sopiqotit

orkestra rtsh

orkestra rtsh

Nën tingujt e kompozimit “Retrospektivë – Homazh për Ligetin” të kompozitorit të ri shqipar, Kris Sopiqoti, u çel koncerti i radhës i Orkestrës Simfonike të RadioTelevizionit Shqiptar.

Kjo pjesë kontemporane risolli frymën e muzikës së Ligetit, i njohur si ndër kompozitorët më avangardë të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Me mjaft emocione e priti publiku edhe performancën e pianistes ukraino-italiane, Anna Kravtchenko-n, e cila e shoqëruar nga orkestra Simfonike e RTSH-së solli koncertin numër 2 për piano te Frederik Shopanit (o. Frederic Chopin).

“U kënaqa shumë. Kjo është hera e parë për mua në Shqipëri dhe m’u duk një vend i mrekullueshëm. Keni një orkestër shumë të mirë dhe dirigjimi ishte shumë i përpiktë. E shijova,” tha pianistja Anna Kravtchenko.

Programi i këtij koncerti i përzgjedhur me kujdes nga dirigjenti Aurelien Azan Zielinski u mbyll me simfoninë numër 1, “Pranvera” të Robert Shumanit (o. Schuman).

Koncerti shkoi shumë mirë. Orkestra performoi me shumë energji dhe ndjemë të njëjtën energji edhe nga publiku”.

Një publik i larmishëm e ndoqi koncertin në sallën e Qendrës Kulturore të Kishës Ortodokse, mes tyre artdashës, por edhe muzikantë të rinj.

Dirigjenti Zielienski premton një ndërthurje mes kompozimeve të artistëve shqiptar dhe atyre me famë botërore gjatë gjithë sezonit artistik të orkestrës simfonike të RTSH-së. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.