Koncert i trios në teatrin “Migjeni”, programi me pjesët e njohura instrumentale shqiptare dhe botërore
Teatri “Migjeni” çeli dyert për spektatorët e tij për koncertin instrumental të artistëve Nevila Kalaja, Bledar Zajmi dhe Florian Schroter.
Muzikantët me përvojë, të njohur për pjesëmarrjet e tyre në disa nga festivalet prestigjoze të Europës, Azisë dhe Amerikës, prezantuan programin e mbushur me pjesët më të bukura të muzikës shqiptare dhe botërore, të shkruar për këtë lloj ansambli. Disa nga veprat e Limoz Dizdarit, Endri Sinës, Antonin Dvorak dhe Astor Piazzolla-s erdhën si pjesë e programit të kësaj mbrëmje.
Koncerti i trios u realizua nga Bashkia Shkodër, Teatri “Migjeni”, Shoqata për promovimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Bavarisë dhe Shqipërisë dhe Institutit “Goethe”.