Koncert me këngë tradicionale, recitali i këngëtarit Shaban Gjekaj në 56- vjetorin e karrierës artistike
Miq dhe dashamirës të këngës tradicionale shkodrane dhe ulqinake,por edhe të trevave të tjera jehuan bukur në qytetin shqiptar në Malin e Zi.
“Një jetë me këngën shkodrane-ulqinake” u titullua recitali i artistit të mirënjohur Shaban Gjekaj në 56- vjetorin e karrierës së pasur artistike.
Mes momenteve të veçanta të këtij koncerti ishte padyshim dueti me bijën e tij, Ermelindën.
Koncerti i organizuar në sallën e madhe të QK Ulqin pati pjesëmarrjen e veçantë të mjeshtres Mukades Çanga që përcolli atmosferën e bukur të këngës shkodrane tek spektatorët e pranishëm.
Koncerti recital i Mjeshtrit të Madh, Shaban Gjekaj, erdhi me mbështetjen e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe kryetarit të saj Ismet Kallaba si dhe Ministria e te Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.