Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s për flaut dhe kitarë.
Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën për të pranishmit melodinë e ëmbël të Mauro Giuliani-t dhe Mario Castelnuovo Tedesco përmes pjesëve instrumentale.
Muzika u ndërthur me artin e fjalës dhe poezinë duke i dhënë më shumë ngjyra këtij organizimi.
Në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”, organizime të tilla zhvillohen herë pas here duke dëshmuar për rëndësinë dhe rolin e artit për institucionin e traditës në Shkodër.