Koncert në “Marin Barleti”/Rrezarta & Trio Mosso sollën një repertor këngësh të vjetra shqipe

marin barleti
Biblioteka “Marin Barleti” është vendi ku jemi mësuar të shohim takime letrare por kësaj here, hapësira e saj iu dedikua artistëve nga Ferizaj i Kosovës Rrezarta Ramadani dhe grupit “Trio Mosso” në koncertin e tyre me këngë lirike.Me një larmi këngësh në programin e tyre muzikor trioja e përbërë nga Rinor Aliu në piano, Arbëreshë Ademi në violonçel dhe Arjeta Krosa në flaut u shoqëruan gjatë performancave të tyre nga zëri i sopranos Rrezarta Ramadani. Publiku në sallë nuk kurseu duartrokitjet për artistët e ftuar.Drejtuesja e Bibliotekës Ledia Dushi e shikon një aktivitet të tillë si fillimin e një tradite të re.Biblioteka “Marin Barleti” pritet të ketë një kalendar të pasur aktivitetesh përgjatë muajit dhjetor.