Koncert në Tiranë për 20-vjetorin e Korit të Filarmonisë së Kosovës
Me tinguj të kompozitorëve shqiptar, kosovar e atyre botërore do të jetë i përbërë koncerti i sotëm (2 shkurt) nga kori i filarmonisë së Kosovës i cili do të drejtohet nga dirigjenti dhe kompozitori i mirënjohur Rafet Rudi.
Ky koncert do të mbahet në shënim të 20-vjetorit të Korit të Filarmonisë së Kosovës dhe po ashtu dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filarmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Artëdashësit shqiptar do të kenë mundësi ta ndjekin koncertin sot në mbrëmje në orën 19:00 në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.