Koncertet e verës, atmosferë e gëzueshme , “Tre Musketierët” “elektrizojnë” sheshin para Bashkisë
![tre musketieret f](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/tre-musketieret-f.jpg?fit=1024%2C535&ssl=1)
Koncertet e verës në Shkodër kanë vijuar me performancën e grupit “ Tre Musketierët “ në sheshin para Bashkisë .
Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi kanë “ elektrizuar” spektatorët e pranishëm , të cilët i kanë shoqëruar përformancat e këngëtarëve duke kënduar së bashku me ta dhe duke duartrokitur.
Emocionet, që i sjell të kënduarit në Shkodër, i përcjell në emër të grupit, këngëtari Elton Deda.
Koncertet e verës organizohen nën kujdesin e Bashkisë Shkodër , e cila synon të krjojë një atmosferë sa më të gëzueshme, jo vetëm për shkodranët , por edhe për vizitorët vendas dhe të huaj.