Categories: KulturëLajme

Koncertet e verës, këngëtarja Marsela Çibukaj ndezi atmosferën në sheshin e shatërvanit

Në sheshin e shatërvanit, aty ku është instaluar Fan Zone, e pagëzuar me emrin “Kryezona ku mblidhen kampiona” energjia dhe adrenalina e koncerteve të verës vijoi mbrëmjen e së shtunës me këngëtaren e mirënjohur Marsela Çibukaj. Artistja Marsela Çibukaj solli tingujt e baladave,  por që sigurisht nuk munguan as këngët ritmike të repertorit të saj,  duke e bërë edhe publikun të këndojë njëzëri bashkë me të.

Qytetarët në shesh shijuan tingujt e muzikës deri në orët e vona të mbrëmjes. Muzika e mirë dhe plot ritëm pati vëmendjen maksimale të atyre që ishin të pranishëm në sheshin e shatërvanit. Prej disa netësh radhazi,  muzika po bëhet shoqëruesja më e mirë e netëve verore për shkodranët, vizitorët vendas dhe ata të huaj që gjenden në Shkodër përgjatë kësaj periudhe.

Programi i koncerteve të verës vjen i pasur në këtë vit, ku emra të njohur të skenës muzikore shqiptare do të vazhdojnë të performojnë me këngët më të njohura shqiptare dhe të huaja duke i dhënë ngjyra fundjavave në kryeqendrën e veriut. Koncerti i radhës do të jetë ai i datës 24 korrik, ku në sheshin e shatërvanit do të ngjitet në skenë këngëtarja nga Kosova,  Vesa Luma , ndërsa ato do të vijojnë deri më 23 gusht me artisten e Eurovisionit, Anxhela Peristerin, që do të mbyllë serinë e koncerteve të verës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.