Koncertet në sheshin festiv – Muzika tradicionale dhe moderne po ndezin atmosferën çdo mbrëmje në Shkodër
Pasi rrugëtoi në 4 bashkitë e qarkut, magjia e “Fest Folk 2024” zbriti në sheshin kryesor të Shkodrës, për të përmbyllur me kryeqendrën e veriut, festën që bashkoi disa nga artistët e mirënjohur nga Shkodra dhe trevat e tjera shqiptare.
Organizimi i Këshillit të Qarkut në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër solli interpretime që u shijuan nga qindra qytetarë të pranishëm në sheshin festiv.
Festë dhe shumë atmosferë solli edhe koncerti i këngëtarit Capital T që interpretoi disa nga hitet e repertorit të tij para mijëra shkodranëve të pranishëm në shesh.
Artistë të tjerë do të vazhdojnë të performojnë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri.