Koncerti i Krishtlindjes “Nina-Nana”, edicioni i tretë i organizimit me pjesëmarrjen e korit të fëmijëve

Krishtlindjet erdhën më herët në Shkodër.
Koncerti “Nina-Nana”, i organizuar nga Shoqëria Illyricum, ishte i pari nga aktivitetet dedikuar kësaj feste.
Në realizimin e tij ishte pjesë e rëndësishme kori i fëmijëve, që solli atmosferën festive përmes muzikës dhe jo vetëm.
Drejtori artistik Lukë Mllugja thotë se aktivitete të tilla janë tregues edhe i potencialit artistik që ka Shkodra.
Shoqëria “Illyricum” po e kthen në traditë organizimin e koncertit “Nina-Nana” , pasi ky është edicioni i tretë që zhvillohet.