Categories: KulturëLajmeMuzikë

Koncerti i Orkestrës Simfonike/ Tole: Mbrëmje speciale për publikun. Kraja: Provat gjenerale, test për ecurinë e koncertit

Orkestra Simfonike e RTSH-së do të performojë këtë të premte në orën 19:00, në koncertin e saj të radhës nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe interpretimin e solistes së talentuar shqiptare, violinistes Laura Llozi.

Kompozitori Vasil Tole dhe dirigjenti Gridi Kraja të ftuar në studion e “Mirëmëngjesi Shqipëri”, kanë dhënë detaje mbi koncertin që do të mbahet këtë të premte në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Tole u shpreh se ajo që pritet gjatë premierave është raporti mes publikut dhe orkestrës, duke krijuar guva emocionale.

Tole shprehu bindjen se përmes punës së Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, performimit të violinistes Laura Llozi dhe nën dirigjimin e Gridi Krajës, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë emocione të jashtëzakonshme.

Pjesë e kësaj skene muzikore kombëtare dhe evropiane, janë veprat muzikore shqiptare të traditës dhe vepra të reja, këtë herë ishte rasti që një koncert si ky të bëhet premierë me një violiniste të jashtëzakonshme. Laura besoj do jetë e ardhmja dhe nën dirigjimin e Gridit. Vëmendja e veprave premierë duhet parë në dy aspekte: sikurse artet e tjera kanë nevojë të shprehen, edhe muzika kështu funksionon.

Edhe muzika ka gjuhën e saj të shprehjes dhe do ishte no sens nëse kjo pamje e sotme nuk do kishte atë që quhet kolonën zanore të saj. Ç’mendim dhe ç’gjuhë kanë kompozitorët për të përshkruar bashkëkombësinë tonë.

Koncerti instrumental si një gjini mjaft e rëndësishme e muzikës që kombinon marrëdhënien e individit me orkestrën është një nga gjetjet më interesante të kulturës klasike muzikore që dhe Shqipëria dhe kompozitorët e kanë kultivuar dhe është kënaqësi të kemi një koncert të tillë.

Unë e shkrova veprën nga nevoja për të komunikuar me njerëzit e mi, dhe besoj se kam garancitë e duhura që falë kësaj eksperience të Orkestrës, Laurës dhe Gridit do i ofrojnë publikut një mbrëmje të bukur.

Mirë është që partiturat të dyja, të lexohen mirë dhe të kalojnë mirë në pamje të aksidenteve. Ajo që pritet gjatë premierave është që, për shkak të raportit me publikun, orkestrës, krijohen guvat emocionale. Kjo është shenjë që vepra kap një nivel tjetër.

Koncerti edhe regjistrohet dhe filmohet dhe në momentin kur kjo situatë ka kaluar, ajo që pritet është kritika e specializuar dhe publikut, me idenë për të kuptuar nëse këto vepra shënuan një stad më të lartë”, u shpreh Tole.

Nga ana e tij, Kraja nuk fshehu krenarinë për dirigjimin e orkestrës. Ai u shpreh se për koncertin e sotëm, është punuar shumë, dhe provat gjeneralë sikurse theksoi ai, “është test që do përcaktojë ecurinë e koncertit’.

“Duke qenë se prej kohësh kam qenë këtu, brenda vetes kam një fije krenarie. Është privilegj të jesh dirigjent i një orkestre të tillë.

Shqipëria ka shumë pak orkestra simfonie. Ne bëjmë një provë gjeneralë, që është shumë e rëndësishme. Sot është në 11:30 prova gjeneralë. Ky është test që ne përcaktojmë si do shkojë koncerti. Në këto rrugëtime ndodhin gjëra nga më të ndryshmet.

Për sot jam i bindur se do jetë koncert shumë i mirë. Kemi pasur kohë 10 ditë, dy javë për të dhënë porositë”, u shpreh Kraja.

Koncert për violinë dhe orkestër” – premierë nga kompozitori Vasil Tole dhe “Simfonia nr. 2” nga kompozitori Robert Shuman (o. Schumman), janë dy veprat që do të luhen në këtë koncert.

Koncerti për violinë dhe orkestër përshkohet nga një frymë thellësisht kombëtare ku mbizotëron bukuria e materialit muzikor dhe shtjellimi virtuoz i violinës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

9 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

10 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.