Koncerti i parë i 2024- shit, Orkestra Simfonike e Shkodrës rikthehet sërish para publikut shkodran

Një nga asetet e vyera artistike të Shkodrës është padyshim Orkestra Simfonike e saj. Ajo do të rikthehet sërish para spektorëve shkodranë. Pak orë para koncertit të parë të vitit, në teatrin “Migjeni” po bëhen përgatitjet e fundit.
“Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar” është koncerti që do të sjellë Orkestra Simfonike nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushit.