Koncerti i Rrok Academy Accordion 24 Gusht 2024, ora 20:30 – Muzeu “Oso Kuka”

Nesër, më 24 gusht 2024, duke filluar nga ora 20:30, master klasa e fizarmonikës e udhëhequr nga maestro Bardh Jakova, do interpretojnë pranë Muzeut “Oso Kuka” në Shkodër. Nëntë muzikantë të rinj të shkëlqyer nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Rumania do të performojnë pjesë nga N. Paganini, A. Piazzola, Tradicionale, B. Jakova, etj.

Organizatori i këtij eventi është Shoqata “Rrok Jakaj” e cila ka si objektiv ringjalljen e sentimentit të lirisë kulturorë të qytetit të lindjës të Rrokut, Shkodra, qytet të traditave të lashta kulturore, muzikore.

Ky event është bërë i mundur falë donacioneve të qytetarëve shkodranë që zgjedhin të mbetën anonimë, duke demonstruar mbështetjen e madhe që këta artistë të rinj kanë nga komuniteti.

Rrok Academy gjithashtu mbështetet nga partnerë kyç, si Bashkia Shkodër, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Instituti Italian i Kulturës, UCIMR, Thomastik-Infeld Vienna, Go2, Qendra Rinore Atelie, Galeria e Arteve Shkodër, Muzeu Historik Oso Kuka, Radio Televizioni Shqiptar dhe Artcom Studio.
Na bashkohuni për një mbrëmje melodish ndërkulturore!

•⁠ ⁠Shkodra Jazz Festival (SHJF), nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj, si një rrugëtim andrrash që zgjohet çdo ditë ndryshe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.