Koncerti i tenorit Ramë Lahaj, Bashkia Shkodër merr masat, njofton kufizimin e qarkullimit rrugor
Ramë Lahaj zyrtarisht do të përformojë në datën 8 qershor në Shirokë. Bashkia Shkodër ka bërë me dije se me rastin e zhvillimit të këtij koncerti të tenorit me famë botërore e shtuna do të shoqërohet me kufizim qarkullimi rrugor me automjete në aksin ura e Bunës-Shirokë.
Po ashtu kalimi dhe parkimi në sheshin e Shirokës do të jetë i bllokuar nga ora 16:00 e në vijim. Bashkia Shkodër ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të marrin masa për të parkuar apo kaluar në shesh në ato orare, si dhe fton qytetarët të kufizojnë lëvizjen me automjete drejt Shirokës dhe anasjelltas.
Për të lehtësuar lëvizjen, si dhe për të shmangur trafikun, Bashkia Shkodër bën me dije se ka vendosur në dispozicion të qytetarëve falas linjën e autobusit Bashki-Shirokë dhe anasjelltas.
Për banorët e zones, vetëm në raste urgjente qarkullimi , do të devijohet në rrugën e “Radovanëve-Shtregullave-Zarufes. Vendparkimet pranë sheshit në Shirokë do të jenë në funksion të koncertit, ndaj nuk do të jetë në përdorim publik.