Koncerti me motive kombëtare/Ansambli “Shota” performoi këngë dhe valle tradicionale në teatrin “Migjeni”
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran në teatrin “Migjeni”. Koncerti erdhi në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri – Kosovë. Artistët sollën në këtë mbrëmje këngët dhe vallet me motive tradicionale kombëtare.Ky vit shënon 60-vjetorin e themelimit të Ansamblit “Shota”. Ai mori statusin e ansamblit profesional nga Kuvendi i Kosovës në vitin 1964. Ky ansambël luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ansambli “Shota” përbën një simbol të identitetit dhe kulturës shqiptare duke e pasuruar atë me performanca dhe përkushtim të palodhur ndaj traditave.