Koncerti në katedralen “Shën Shtjefni” – Organizimi me rastin e përfundimit të shërbimit baritor të Imzot Massafra-s

Katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër mirëpriti koncertin e mbajtur me rastin e përshëndetjes së Dioqezës në përfundimin e shërbimit baritor të Imzot Angelo Massafra-s.
Të pranishmit në katedrale i përshëndeti edhe Imzot Gjergj Meta.
Nuk munguan në këtë mbrëmje as përfaqësues të komuniteteve fetare.
Kori “Vox Iuvenum”, nën drejtimin e dirigjentit Harlen Nikolli, interpretoi pjesë muzikore Krishtlindjesh.
Data 6 janar do të shënojë edhe përshëndetjen e Arqipeshkvisë nga Imzot Angelo Massafra.