Koncerti përmbyllës i vitit “Ndërmendje” – Një prej të ftuarve të mbrëmjes ishte tenori me famë botërore, Josif Gjipali

ndermendje

“Ndërmendje”, një iniciativë e mjeshtrit Kujtim Alija që sot nuk jeton më, vijoi traditën e nisur prej vitesh në Teatrin “Migjeni” për të përmbyllur një vit të sukseshëm të artit dhe kulturës në Shkodër.

Në koncertin tradicional, protagoniste absolute ishte Orkestra Simfonike e Shkodrës,  që solli për publikun e pranishëm tingujt e gjallë të muzikës.

Të ftuar të veçantë ishin: Ardita Meni, Frederik Ndoci, Klodiana Brahimi dhe tenori shqiptar me famë botërore Josif Gjipali.

Solistët shkodranë, Kori Polifonik “Prenkë Jakova”, QKF “Kujtim Alija” ishin pjesë e rëndësishme e kësaj mbrëmje artistike.

Koncerti “Ndërmendje” do të vijë i plotë gjatë ditëve në vazhdim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.