Categories: KulturëLajmeMuzikë

Koncerti “Ramë Lahaj & Friends”/Tingujt e gjallë të muzikës erdhën në një natë për t’u mbajtur mend në Shirokë

Tenori me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj së bashku me artistë të tjerë si Alessandro Safina, Elda Laro dhe Adhurim Grezda rrënqethën emocionalisht publikun shkodran në një natë për t’u mbajtur mend gjatë në sheshin e Shirokës.“E dashuroj Shkodrën dhe njerëzit e saj” u shpreh gjatë koncertit tenori Lahaj teksa u përlot kur kujtoi nënën e tij që nuk jeton më ndërsa si një melodi e përmallshme shpirti erdhi kënga “Për mu paska kenë kismet”.“Hera e parë që vij këtu dhe jo vetëm vendi është kaq i bukur por edhe publiku ishte i mrekullueshëm në këtë natë. Këto ditë në Shkodër kanë qenë mbresëlënëse dhe ishte përtej pritshmërive të mija. Shpresoj të kthehem ose për pushime ose për një koncert tjetër.”Rikthim pas shumë vitesh ishte ky koncert për pianisten dhe dirigjenten shkodrane Elda Laro.Këngët shkodrane ishin “kryefjala” e kësaj mbrëmje. Ata u sollën live nga Orkestra Simfonike e Shkodrës nën kujdesin e Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”.

“O moj e bukura Arbëri” ishte një nga momentet kulminante që tenori Lahaj e këndoi përkrah fëmijëve të Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”. Ky koncert u mbyll me “Shkodra ka plot dashuri” sepse pakursim e dhuroi atë tenori Ramë Lahaj për të pranishmit në shesh.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

13 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

13 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

13 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

13 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

13 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

13 hours ago

This website uses cookies.