Categories: LajmeSociale

Koncerti “Stabat Mater” për Pashkët, Imzot Angelo Massafra në këtë ditë festoi 75-vjetorin e tij të lindjes

Java e madhe që i drejton besimtarët katolikë në Pashkën e Ringjalljes u parapri nga koncerti “Stabat Mater” në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës,  me iniciativën e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Ansambli “Musica Nova”,  i përbërë nga instrumentistë të rinj, ekzekutoi nën dirigjimin e Harlen Nikollit, pjesë instrumentale të shoqëruara nga sopranot Simona Karafili dhe Anita Kerhani.

Në këtë ditë Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra festoi 75-vjetorin e lindjes së tij. Ky ishte edhe motivi i vizitës në Shkodër i Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Gjergj Metës.

Kancelari i Ardioqezës Shkodër – Pult, Atë Artan Seli lexoi Dekretin e Selisë së Shenjtë që pranon dorëheqjen e Imzot Angelo Massafrës nga detyra e tij.

Imzot Massafra falenderoi çdonjërin për besimin e dhënë në detyrën si ipeshkv.

Imzot Angelo Massafra ishte një nga misionarët e parë që erdhi në vendin tonë pas regjimit komunist. Si frat françeskan, ai sherbeu për disa vite në Dioqezën e Lezhës dhe pranë kuvendit të fretërve në Laç të Kurbinit. Më vonë u zgjodh Ipeshkëv nga Shën Gjon Pali II nga i cili u shugurua më 6 janar 1997. Më 28 Mars 1998 u emërua Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës, detyrë të cilën e ushtroi për plot 26 vite.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

4 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

4 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

4 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

4 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

4 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

4 hours ago

This website uses cookies.