Koncesioni i sterilizimit, arrestohet ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj

595c36eb959246618e6851f2d2f0bbcb

595c36eb959246618e6851f2d2f0bbcb

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, është arrestuar me urdhër të GJKKO këtë të enjte (17 gusht), pas kërkesës së SPAK, pasi dyshohet i përfshirë në hetimet për koncesionin e sterilizimit. Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit. Ndaj Rrapajt rëndon akuza e mashtrimit.

RTSH24 bën me dije se janë lëshuar edhe 7 urdhërarreste për zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Saimir Kadiu, drejtor ekonomik, dhe Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike.

Detyrim paraqitje është caktuar për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për “Falsifikim dhe shpërdorim detyre”.

Ish-zv.ministri Rjepaj është zyrtari i parë i dikasterit të Shëndetësisë që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për koncesionet e ministrisë. Në vitin 2016 ai u pyet në lidhje me akuzat në cilësinë e personit në dijeni, pasi ka qenë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Më 4 gusht u pyet në SPAK në lidhje me këtë koncesion edhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, ndërsa më parë ka dëshmuar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Koncesioni i sterilizimit është denoncimi i parë i bërë në SPAK i depozituar nga Nisma Thurje më 23 dhjetor të 2019, tre ditë pas themelimit të Prokurorisë së Posaçme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.