Koncesioni i sterilizimit/ Ish-ministri Ilir Beqaj merret sot në pyetje, njihet me masën ‘detyrim paraqitjeje’

4bd2764f8b4343bbaaf07ead511b5035

4bd2764f8b4343bbaaf07ead511b5035

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të paraqitet sot në 12:00 në gjykatë për tu njohur me masat e vendosura ndaj tij pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merret në pyetje lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit. Seanca në Gjykatën e Posaçme do të mbahet mesditën e sotme (20 nëntor), ku ish-ministri po ashtu do të njihet edhe me masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim dalje jashtë shtetit’.

Nga informacionet paraprake mësohet se seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bërë nga vetë prokuroria e Posaçme.

Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë.

Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.