Categories: AktualitetLajme

Koncesioni i sterilizimit/ U pyet në SPAK për rreth 9 orë, Beqaj: Së shpejti pres të më kthehen sendet e sekuestruara

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje për rreth 9 orë për koncesionin e sterilizimit. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Beqaj tha se hetimet janë ende shumë të ngushta dhe se duhet të shtrihen, sipas tij, në periudhën mars 2011 deri në shtator 2013. Beqaj shtoi po ashtu se pret që t’i rikthehen “së shpejti” edhe sendet e sekuestruara. Gjatë kontrolleve më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Beqajt iu sekuestruan kompjutera, dokumente dhe sende të tjera që i shërbenin hetimit.

Janë disa seanca të gjata pyetjesh që do të thotë se çështja është komplekse. Seancat e pyetjeve do të vijojnë edhe në ditë të tjera sidomos kur të kemi të plota edhe dokumentet e KLSH-së. Besoj se hetimet, mesa kemi parë deri tani, janë ende shumë të ngushta. Është e domosdoshme të shtrihen nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse 2 vite e gjysmë u mbajt në qese ai central dhe nuk u vu asnjëherë në punë. Tashmë janë bërë 8 vite nga zbatimi i kontratës për të hetuar cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta nga zbatimi i kontratës. Mu konfirmua që do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më 28 dhjetor”, tha Beqaj.

SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur masë detyrimi paraqitje ndaj ish-ministrit në mënyrë ai të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Beqaj ka mohuar akuzat, ndërsa më 289 dhjetor të vitit të kaluar, BKH kreu edhe kontrolle në banesën e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.