Categories: Lajme

Konferenca e Interpolit në Tiranë – RTSH interviston Sekretarin e Përgjithshëm, Jurgen Shtok

Flutura Tota: Pse zgjodhët Shqipërinë për këtë Konferencë dhe cilat janë pritshmëritë?

Jurgen Shtok (o. Jurgen Stock): Para së gjithash, do të doja që në emër të Interpolit të shpreh falënderimet për mikpritjen dhe mbështetjen që kemi marrë nga kryeministri, ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë. Anëtarësia europiane dhe Interpol ka vendosur të mbajë këtë takim të rëndësishëm këtu në Tiranë. Shqipëria, sigurisht, është një pjesë e fortë e familjes sonë botërore të Interpolit dhe është shumë mbështetëse për t’i ofruar ndihmë Interpolit, që i mundëson dhënien e shërbimeve të mira në rajonin europian dhe përtej. Prandaj pranuam me kënaqësi ftesën për të ardhur në Tiranë dhe pak minuta më parë përfunduam një konferencë shumë të rëndësishme këtu në Tiranë.

Cili është bashkëpunimi mes Interpolit dhe Shqipërisë? A keni ju besim te kapacitetet e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe si do të vijojë ky bashkëpunim?

Para së gjithash, duhet të kuptojmë se asnjë vend dhe asnjë rajon nuk mund të luftojë i vetëm dhe i izoluar një krim të kohëve moderne të shekullit të 21. Më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë, pasi po shtohen kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare nga jashtë juridiksioneve të një vendi. Merrni shembullin e krimit të organizuar, që në ditët e sotme po vepron jo vetëm përtej kufijve, por edhe përtej kontinenteve, siç është krimi kibernetik, që edhe nga natyra është më i guximshëm. Prandaj, më shumë se kurrë, shkëmbimi i informacionit mes vendeve anëtare, duke përdorur databazat e Interpolit, për të marrë informacione për të mbrojtur komunitetet edhe këtu në Shqipëri, është i rëndësishëm dhe Interpoli është një platformë unike për shkëmbimin e informacioneve, për t’u siguruar se po ndjekim të njëjtat standarde dhe që po harmonizojmë përpjekjet tona. Këto janë premisat ku kemi një bashkëpunim të fortë me Shqipërinë. Shqipëria është një kontribuese dhe pjesëmarrëse në shumë nga operacionet tona botërore për shpërbërjen e grupeve të krimit të organizuar. Dje përmbushëm një marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Policisë së Shqipërisë dhe Akademisë Globale të Policisë së Interpolit. Pra duam të përfitojmë nga përvojat e njëri-tjetrit. Duam të vijojmë të harmonizojmë përpjekjet tona për ta bërë më të lehtë bashkëpunimin e forcave policore përtej kufijve. Dhe sigurisht, duam të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit. Kemi shumë për të mësuar nga standardet profesionale që Policia e Shtetit po zbaton këtu në Shqipëri dhe ta bëjmë këtë rrjet më të fortë në Europë, por edhe përtej rajonit europian. Ky ishte një nga synimet e rëndësishme të kësaj konference në të cilën, meqë ra fjala, nuk morën pjesë vetëm përfaqësues nga vende anëtare të BE-së, por edhe nga Azia, nga kontinenti amerikan dhe ai afrikan. Pra, ishte një konferencë europiane, por me pjesëmarrjen e degëve të Interpolit nga të gjitha rajonet e botës. Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë, pasi krimi i organizuar në ditët e sotme po vepron në rang botëror.

Konferenca mbahet për herë të parë në Tiranë. Po më herët, si ka qenë bashkëpunimi?

Me kalimin e viteve është bërë gjithnjë e më i fortë. Gjithashtu shpreh falënderime për mbështetjen që po marrim në nivel politik. Kryeministri Rama e përmendi këtë, si dhe ministri i Brendshëm, Balla, i cili hapi dhe mbylli konferencën dhe me të cilin patëm diskutime të mira, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rrumbullaku dhe i gjithë ekipi. Populli i Shqipërisë na ka dhënë një mbështetje dhe premisa për këtë konferencë të mrekullueshme. Marrëdhëniet mes Interpolit dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të forta, por ky aktivitet që u mbajt këtu i bëri më të forta. Kemi zhvilluar plane konkrete për të fuqizuar bashkëpunimin kundër grupeve të krimit të organizuar që veprojnë në nivel global dhe kemi një shkëmbim më intensiv informacionesh për të siguruar se oficeri i duhur i policisë, edhe në Shqipëri, ka inë dispozicion informacionin e duhur në kohën e duhur dhe informacione që mund të vijnë nga afrika azia, nga amerika sepse kërcënimet e ditëve të sotme janë edhe më të ndërlikuara dhe në rang ndërkombëtar. Shumë nga hetimet e zhvilluara këtu në Shqipëri kanë lidhje me vende të tjera. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, dhe në anën tjetër, duhet të sigurohemi se informacionet ndërkombëtare janë të disponueshme për forcat policore të Shqipërisë . Pra duke zhvilluar rrjetin e forcave të zbatimit të ligjit dhe policisë kundër rrjeteve të krimit që pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe historive të suksesit po bëhen më të rrezikshëm dhe më me shumë ndikim edhe këtu në rajonin europian, ku shumë shpesh kam folur për kërcënimet që këto rrjete kriminale paraqesin ndaj sigurisë kombëtare dhe komunitetet në Europë dhe përtej, dhe duke fuqizuar bashkëpunimin dhe vetëm nëse të gjitha vendet angazhohen në Interpol në të njëjtën mënyrë si Shqipëria ku marrim mbështetje nga udhëheqja politike dhe pikëpamja operacionale, do të jemi në pozita të forta për të zmbrapsur krimin e organizuar dhe krimin kibernetik që mund të godasin infrastrukturën e rëndësishme por edhe jetët tona personale, duke përdorur teknologjinë.

Ju keni takuar edhe autoritetet policore në vend. Si e shikoni punën e tyre?

Sjell rezultate shumë konkrete që po i diskutojmë këtu. Përveç kësaj, ministri Balla dhe drejtori i Përgjithshëm, Rumbullaku, por edhe përfaqësuesit e tjerë të gjithë rajonit europian kanë paraqitur një numër rekord hetimesh të suksesshme ndaj të shpallurve në kërkim. Pra ata kriminelë që identifikojmë këtu në Shqipëri, të cilët po janë larguar nga vendi i tyre dhe që po përpiqeshin për t’iu fshehur drejtësisë, me ndihmën e Interpolit dhe informacioneve të siguruara nga Shqipëria që janë në databazat tona janë lokalizuar, arrestuar dhe ekstraduar në pjesë të tjera të botës. Kemi një numër rekord të këtyre hetimeve ndaj të arratisurve, duke siguruar se në botë nuk ka pandëshkueshmëri për kriminelët, se nuk ka parajsë të sigurt për ta dhe duke siguruar se kriminelë përballen me drejtësinë edhe këtu në Shqipëri, dhe në anën tjetër ne të mund të përfitojmë nga informacionet që kanë lidhje me aktivitetet kriminale në çfarëdo vendi tjetër në botë por me mbështetjen e policisë shqiptare të shtetit dhe me shkëmbimin lehtësues të informacioneve që garantohet nga Interpoli jemi në pozita për të ndihmuar vende të tjera për t’i çuar kriminelët pas hekurave. Pra është bërë një numër domethënës operacionesh të suksesshme, një numër domethënës arrestimesh, arrestime që i shërbejnë policisë dhe sistemit gjyqësor këtu në Shqipëri dhe që ndihmojnë në goditjen dhe dobësimin e krimit të organizuar në të gjithë botën.

Besimi i publikut për Policinë e Shtetit, por edhe për agjencitë e tjera ka rëndësi, por edhe besimi i partnerëve ndërkombëtarë. Si i vlerësoni rezultatet e arritura nga autoritetet shqiptare?

Jam i i befasuar nga niveli i sigurisë në Shqipëri. Kemi parë disa vende këtu në Tiranë. Kemi parë se edhe të martën në mbrëmje rrugët janë plot me njerëz që duket se e ndiejnë që janë në ambient të sigurt. Keni një numër rekord turistësh që vizitojnë këtë vend të bukur që vijnë këtu pasi Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt. Pra vijnë për të shijuar bukurinë dhe relaksin. Si Interpol duam të japim kontributin tonë, të mbështesim policinë e shtetit të Shqipërisë me rrjetin tonë ndërkombëtar të agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurohemi që kjo situatë të mos ndryshojë dhe që Shqipëria të vijojë të jetë një vend i sigurt dhe sa herë që të gjurmohen aktivitete kriminale të mund të japim një përgjigje të fortë dhe të ndihmojmë Shqipërinë me rrjetin tonë botëror që të zmbrapsë krimin kurdo që ai të ngrihet. Sërish kemi një numër rekord historish sukses. Tashmë përfitojmë, edhe përmes bashkëpunimit të akademive tona policore, dhe nga profesionalizmi dhe standardet e etikës të zbatuara nga policia këtu. Pra duam të bëjmë më të fortë këtë rrjet që përbëhet nga 196 vende anëtare me forca policore më të forta dhe Shqipëria është një pjesëmarrëse aktive në këtë rrjet.

Hetimet për të shpallurit në kërkim që i fshihen drejtësisë është një bashkë-aktivitetet dhe një nga arsyet kryesore përse Interpoli u krijua rreth 101 vite më parë në Vjenë. Pra kriminelët gjithnjë e më shumë po i organizojnë bizneset e tyre kriminale në nivel ndërkombëtar Gjithnjë e më shumë kalojnë kufijtë kufitarë me aktivitetet e tyre kriminale, për t’i ikur drejtësisë në vendet e tyre. Gjetja e vendndodhjes dhe arrestimi i të arratisurve është aktiviteti kyç i Interpolit. Gjurmimi dhe ngrirja e aseteve të jashtëligjshme të kriminelëve, një aktivitet i përbashkët i Interpolit me shumë mekanizma që kemi zhvilluar ndihmon që në kohë reale të shkëmbejmë informacione, për shembull me Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe çdo juridiksion ndërkombëtar për të garantuar se kriminelët janë lokalizuar, arrestuar dhe ekstraduar dhe do të përballen me drejtësinë. Pasuritë e jashtëligjshme të krimit të organizuar janë pika ku mund ta lëndojmë dhe dëmtojmë më shumë këtë krim. Nëse jemi të aftë të lokalizojmë, kapim dhe ngrijmë sasinë e madhe të parave që gjeneron nga aktivitetet e krimit të organizuar, dhe me rrjetin tonë botëror po ndihmojmë Shqipërinë në zhvillimin e hetimeve partnerë ndërkombëtarë duke përdorur mjetet dhe shërbimet e Interpolit dhe duke u bërë më të suksesshëm në arrestimin e kriminelëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë në Shqipëri ose duke ndihmuar vende të tjera duke ngrirë sekuestruar pasuritë e jashtëligjshme të krimit, duke siguruar se viktimat e këtyre krimeve do t’i marrin sërish asetet e tyre.

Realizimi i operacioneve të përbashkëta mes Interpolit dhe Shqipërisë ka shumë rëndësi. Çfarë duhet të bëjë Policia e Shtetit që këto operacione të jenë të suksesshme dhe, pse jo, t’i drejtojë ato?

Keni plotësisht të drejtë. Një databazë informacionesh është burim kyç për hetimet dhe punën e policisë. Pa të dhëna të tilla dhe pa informacione nuk do të mund le të themi të bëni atë lidhjen mes aktiviteteve të ndryshme kriminale të cilat mund t’i përkasin një grupi të caktuar të krimit të organizuar. Pa informacione nuk do të mund të parandalojmë krimet. Pra ky është roli kyc i Interpolit, pra para së gjithash, të sigurojë një rrjet komunikimi të sigurt që lidh 196 vendet anëtare, përfshi policinë e shtetit të Shqipërisë, pra sigurojmë një kanal të sigurt për shkëmbimin e informacionit. Databazat tona mundësojnë informacione biometrike, si shenjat e gishtërinjve, foto të cilësisë së mirë, për të identifikuar në mënyrën e duhur kriminelët që përbëjnë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, për shembull në kufijtë e Shqipërisë, por edhe në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, si në Tiranë, që ndihmojnë në identifikimin e kriminelëve të cilët përpiqen të fshihen në Shqipëri apo kriminelë që përdorin pasaporta ta falsifikuara, duke i kontrolluar në databazat e Interpolit për sa i përket të shpallurve në kërkim, pasaportave të vjedhura që ndoshta po përdoren, apo të dhënave biometrike. Shqipëria është kontribuesja kryesore në databazat tona dhe në anën tjetër duam të sigurohemi se në Shqipëri janë të disponueshme, informacione nga e gjithë bota në lidhje me aktivitete kriminale në mënyrë që këtu të veprohet. Pra sa më shumë të kontribuojnë vendet anëtarë aq më produktiv do të jetë Interpoli në punën e tij duke ndihmuar këto vende.

Përgatiti: Flutura Tota

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

43 minutes ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

45 minutes ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

47 minutes ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

49 minutes ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

51 minutes ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

53 minutes ago

This website uses cookies.