Konferenca e Kryetarëve/ Rrëzohet kërkesa e opozitës për ngritjen e një Komisionit të tretë Hetimor
Rrëzohet kërkesa e opozitës për ngritjen e një Komisioni të tretë Hetimor. Deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni për parandalimin e konfliktit të interesit në funksionet publike, kërkesë kjo e rrëzuar në mbledhjen e sotme (11 tetor) të Konferencës së Kryetarëve.
Po ashtu, në mbledhjen e 29 shtatorit, mazhoranca rrëzoi dhe dy kërkesa të opozutës mbi ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionin e sterilizimit dhe sistemit TIMS.
“Argumenti i parë lidhje me faktin se ne donim hetimin e 4 kontratave koncensionare. Ata e konsideruar një çështje të gjerë, se kjo është të hetosh gjithë sektorin e shëndetësisë. Por kontratat lidhen me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve sipas një marrëdhënie partneriteti publik privat.
Për të dhënat e sistemit TIMS, bëhet fjalë për një nga sistemet me të dhënat më sensitive. Ne kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk kanë interes të verifikojnë”, ka deklaruar deputeti demokrat Gazment Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve më 29 shtator.