Categories: LajmePolitikë

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Parlamenti nuk ka normalitet, opozita e ka të cunguar hapësirën për mbikëqyrje

Është mbajtur këtë të enjte mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku e pranishme nga ana e opozitës ka qenë deputetja Jorida Tabaku, ndërsa demokrati Gazmend Bardhi ka vijuar bojkotin e seancës në vijim të aksionin opozitar.

Tabaku në fjalën e saj për media jashtë ambienteve të Kuvendit, ka deklaruar se Parlamenti nuk ka normalitet. Tabaku u shpreh se opozita e ka të cunguar hapësirën për mbikëqyrje për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese.

Nuk di që votat shiten e blihen, apo i fal dikush. Votat vijnë nga një debat me opozitën. Opozita është kjo që është dhe duhet edhe reforma zgjedhore të dalë nga debati me opozitën.

Nëse duhet që zgjedhjet të kenë një njollë le të vazhdojnë. Opozita e ka të cunguar hapësirën për mbikëqyrje. Procesin e integrimit e kemi prioritet. Afatet kohore që vënë për Reformën Zgjedhore ishte 2024 dhe nuk isha dakord. Të ndryshosh ligjin e komisionit hetimor në mes të krizës, dhe të bësh ndryshime të njëanshme, vetëm i hedh benzinë zjarrit”, tha Tabaku.

Një reagim në lidhje me Konferencën e Kryetarëve e pati edhe deputetja demokrate Flutura Açka e cila teksa i drejtohet Kryeparlamentares Lindita Nikolla, shprehet se nuk ka marrë asnjë njoftim për mbledhjen e sotme.

Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve.

Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka në rrjetin social Facebook.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në rend dite ishte:

– Shqyrtimi i draftprogramit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 – 23 shkurt 2024

– Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar 2024 – 2 shkurt 2024

– Shqyrtimi i draftkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e

pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

– Miratimi i Draftplanit të Veprimit për adresimin e rekomandimeve për Kuvendin në raportin e Komisionit Europian për shqyrtimin analitik për Grup – Kapitujt e Parë, Cluster 1 (Themelorët).

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

6 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

7 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

7 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

7 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

7 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

7 hours ago

This website uses cookies.