Konferenca e OKB-së për Klimën, arrihet marrëveshja e tranzicionit në përdorimin e lëndëve dejgëse fosile
Rreth 200 kombe që u takuan në Dubai miratuan të mërkurën marrëveshjen përmes së cilës për herë të parë i bëhet thirrje botës për tranzicion nga lëndët djegëse fosile, si nafta, gazi dhe qymyri që janë faktori kryesor i ndryshimeve klimatike me të cilat po përballet planeti.
Pas 13 ditësh bisedimesh të vështira në një vend që pasurinë e ka ngritur mbi naftën, Emirate e Bashkuara Arabe, që kryesuan takimin e 28 vjetor të Kombeve të Bashkuara për klimën, bënë të ditur se bota ka arritur consensus. Udhëheqsit europianë dhe shumë kombe që janë përballur me kushte ekstreme të motit kërkuan që në marrëveshje të bëhej thirrje për dhënien fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Por ky propozim nuk u mirëprit nga eksportuesit e mëdhenj të naftës si Arabia Saudite dhe Iraku.
Në fund, negociatorët arritën kompromis. Marrëveshja e re iu bën thirrje vendeve të përshpejtojnë përpjekjet për largimin në mënyrë të rregullt dhe të drejtë nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile gjatë kësaj dekade dhe që deri në mesin e shekullit të heqin dorë nga shtimi i sasive të dioksit të karbonit në atmofsfere. Marrëveshja gjithashtu iu bën thirrje kombeve që deri në 2030-ën të trefishojnë sasinë e sistemeve të energjisë së rinovueshme të instaluara në botë, si dhe të reduktojnë ndjeshëm emëtimet e metanit.
E ndërsa marrëveshjet e shkuara klimatike të OKB-së iu kanë kërkuar vendeve të reduktojnë emëtimet, ato nuk kanë përmendur në mënyrë të drejtpërdrejt fjalët lëndë djegëse fosile. Marrëveshja e re nuk është ligjërisht detyruese, megjithatë shumë politikanë, ambientalistë dhe udhëheqës të biznesit shpresojnë që ajo t’i dërgojë një mesazh të qartë investitorëve dhe hartuesve të politkave se epokës së përdorimit në rritje të lëndëve djegëse fosile po i vjen fundi.