Categories: BotaLajme

Konferenca e OKB-së për Klimën, arrihet marrëveshja e tranzicionit në përdorimin e lëndëve dejgëse fosile

Rreth 200 kombe që u takuan në Dubai miratuan të mërkurën marrëveshjen përmes së cilës për herë të parë i bëhet thirrje botës për tranzicion nga lëndët djegëse fosile, si nafta, gazi dhe qymyri  që janë faktori kryesor i ndryshimeve klimatike me të cilat po përballet planeti. 

Pas 13 ditësh bisedimesh të vështira  në një vend që pasurinë e ka ngritur mbi naftën,  Emirate e Bashkuara Arabe, që kryesuan takimin e 28 vjetor të Kombeve të Bashkuara për klimën, bënë të ditur se bota ka arritur consensus.  Udhëheqsit europianë dhe shumë kombe që janë përballur me kushte ekstreme të motit kërkuan që në marrëveshje të bëhej thirrje për dhënien fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile. 

Por ky propozim nuk u mirëprit nga eksportuesit e mëdhenj të naftës si Arabia Saudite dhe Iraku.  

Në fund, negociatorët arritën  kompromis. Marrëveshja e re iu bën thirrje vendeve të përshpejtojnë përpjekjet për largimin në mënyrë të rregullt dhe të drejtë nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile gjatë kësaj dekade dhe që deri në mesin e shekullit  të heqin dorë nga shtimi i sasive të dioksit të karbonit në atmofsfere. Marrëveshja gjithashtu iu bën thirrje kombeve që deri në 2030-ën të trefishojnë sasinë e sistemeve të energjisë së rinovueshme të instaluara në botë, si dhe të reduktojnë ndjeshëm emëtimet e metanit. 

E ndërsa marrëveshjet e shkuara klimatike të OKB-së iu kanë kërkuar vendeve të reduktojnë emëtimet, ato nuk kanë përmendur në mënyrë të drejtpërdrejt fjalët lëndë djegëse fosile.  Marrëveshja e re nuk është ligjërisht detyruese, megjithatë shumë politikanë, ambientalistë dhe udhëheqës të biznesit shpresojnë që ajo t’i dërgojë një mesazh të qartë investitorëve dhe hartuesve të politkave se epokës së përdorimit në rritje të lëndëve djegëse fosile po i vjen fundi. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

3 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

3 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

3 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.