Categories: AktualitetLajme

Konferenca e rajoneve detare periferike, takimi 2 ditor ka në fokus turizmin e zgjuar

Shqipëria priti për herë të parë byronë politike verore të CPMR, Konferencës së Rajoneve Detare Periferike. Pjesë e saj janë 150 rajone nga 24 shtete të Bashkimit Europian dhe më gjërë, që kanë në fokus politikat me ndikim të lartë territorial. Mirëseardhjen në Shkodër drejtuesve dhe anëtarëve jua uroi kreu i Qarkut Shkodër,  Edmond Ndou, në cilësinë e mikpritësit. Ndou prezantoi shkurtimisht aktivitetin 10-vjeçar të Qarkut Shkodër në këtë organizatë të rëndësishme evopiane dhe më pas u ndal tek vlerat që përfaqëson rajoni ynë.

Drejtuesit e lartë të CPMR folën mbi sfidat e reja që ka kjo organizatë dhe vendet anëtare, përballë ndryshimeve që po pëson Evropa. I ndarë në sesione, ky takim 2 ditor ka në fokus turizmin e zgjuar, makrorajonin e Mesdheut dhe detyrat Adriatiko-Joniane, ku politika e kohezionit, transporti, sfidat e Europës ishin kryefjalë e diskutimeve. Në përmbyllje të qëndrimit të tyre në Shkodër, drejtuesit dhe anëtarët e CPMR panë nga afër investime më të rëndësishme në turizëm në Velipojë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.